Afati i kompensimit të pronave, drejt përfundimit – Juristi Edmond Lala: Të aplikohen ekzekutime të pjeshme të vendimeve
Në kushtet kur kanë mbetur edhe dy vite nga përfundimi i afatit ligjor për ekzekutimin e vendimeve, për të përshpejtuar procesin duhet që Qeveria të aplikojë lehtësi shtesë.
Nga studio e emisionit “Box to Box” juristi Edmond Lala thotë se, duhet të ketë kompensime të pjesshme, ç’ka do të thotë se nëse një prej trashëgimtarëve bie dakord me skemën dhe do të marrë pjesën e tij takuese ai mund ta bëjë këtë pa qenë i kushtëzuar nga anëtarët e tjerë.
Prej muajit nëntor procesi i kompensimit është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Përveç Komunitetit Mysliman të Shqipërisë edhe shoqata “Pronësi me Drejtësi” ka dërguar së fundmi, në Kushtetuese ndryshimet në ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”.
Në të dyja paditë e depozituara, kundërshtohet formula e rivlerësimit për ato vendime që ju ka ndryshuar zëri kadastral, të cilat përfitojnë 10 për qind të vlerës që prona ka sot në treg. Tjetra që palët nuk bien dakord ka të bëjë me indeksimin e faturës.
Në ligj përcaktohet, që indeksimi të bëhet deri në momentin e përllogaritjes se masës së kompensimit dhe jo ekzekutimin e saj.
Ada Hazizolli/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.