AKU bllokon 20 ton produkt kastravec – Shkak norma e lartë e përmbajtjes së pesticideve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se ka bllokuar një sasi prej 20 ton produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve.
“Referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, AKU ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij”, shkruhet në njoftim.
AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.