Ana e errët e Bitcoin – Prodhimi i tyre ndot sa 16 milionë automjete me benzinë
Vitin e kaluar, miniera e Bitcoin thithi rreth 140 Terawatt orë energji elektrike në botë, llogarit Digiconomist: dyfishi në krahasim me vitin 2022 dhe pak a shumë aq sa e gjithë Italia konsumon në harkun e gjashtë muajve. Sipas së njëjtës qendër studimore, kriptomonedha e prodhuar me rreth 60% lëndë djegëse fosile në dymbëdhjetë muaj ka lëshuar pothuajse 77 milionë tonë CO2 në atmosferë: emetime të krahasueshme me ato të 16-17 milionë automjeteve me benzinë dhe të barabarta me ato të Omanit, një vend prodhues nafte që nxjerr mbi një milion fuçi naftë bruto në vit.
Konsumi i ujit i lidhur me krijimin e Bitcoin është gjithashtu i madh: 2.237 miliardë litra në 2023-shin sipas të njëjtit burim, mjaftueshëm për të mbushur pothuajse 900 mijë pishina olimpike. Ose për të garantuar mbijetesën e dhjetëra miliona njerëzve, në një botë ku thatësira – edhe për shkak të ndryshimeve klimatike – dëmton gjithnjë e më shumë tokën bujqësore dhe ku aksesi në ujin e pijshëm është i vështirë për të paktën 2 miliardë individë, sipas Bankës Botërore.
Literatura akademike mbi ndikimin mjedisor të Bitcoin është e pasur. Hulumtimi i publikuar në vitin 2022 në ‘Nature’ llogariti se në vitet 2016-2021 kriptomonedha kishte shkaktuar 12 miliardë dollarë dëme në klimë, e barabartë me 35% të vlerës së saj të tregut në të njëjtën periudhë: pasoja që duhet ta vendosin atë në të njëjtën kategori aktivitetesh ndotëse në të cilin përfshihet prodhimi i mishit të viçit, prodhimi i energjisë elektrike nga gazi ose benzina që rrjedh nga nafta.
Një studim tjetër, nga Instituti Universitar i Kombeve të Bashkuara për Ujin, Mjedisin dhe Shëndetin, krahasoi gjurmën e karbonit të Bitcoin në 2020-2021 me atë të 190 termocentraleve me gaz. Për të kompensuar emetimet do të ishte e nevojshme të mbilleshin 3.9 milionë pemë, duke mbuluar një zonë të ngjashme me atë të Zvicrës. Megjithatë, pak duket se shqetësohen për këto rreziqet.
Sot tema po shkakton alarm veçanërisht në Teksas, ku një përqendrim i lartë dhe në rritje i ‘kriptominatorëve’ bie ndesh me praninë e rrjeteve joadekuate të energjisë elektrike, të cilat i ekspozojnë njerëzit ndaj ndërprerjeve të shpeshta të furnizimit me energji elektrike. Ditët e fundit, që përkonin me lançimin e ETF-ve të reja, Ercot, menaxheri i rrjetit Teksas, u kërkoi përdoruesve të shkurtojnë përdorimin e tyre të energjisë sepse një valë ngricash kërcënonte të rrëzonte sistemin.
Bitcoin është një shqetësim i veçantë sepse mbretëresha e kriptomonedhave, e shpikur në vitin 2008, është krijuar me një proces është shumë të shtrenjtë për sa i përket energjisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.