Apple gjobitet me mbi 1.8 miliardë euro – Shkak, ndalimi i Spotify dhe shërbimeve të tjera muzikore jashtë App Store
Apple është gjobitur nga BE-së me mbi 1.8 miliardë euro, duke shënuar rastin e parë, për parandalimin e Spotify dhe shërbimeve të tjera të transmetimit muzikor nga informimi i përdoruesve për opsionet e pagesave jashtë App Store.
Vendimi i Komisionit Europian mori shkas nga një ankesë e vitit 2019 nga shërbimi suedez i transmetimit të muzikës Spotify mbi këtë kufizim dhe tarifat 30% të Apple për App Store.
Zbatuesi i konkurrencës në Bashkimin Europian tha se kufizimet e Apple përbënin kushte të padrejta tregtare, një argument relativisht i ri në një rast antitrust dhe i përdorur gjithashtu nga agjencia holandeze antitrust në një vendim kundër Apple në 2021-shin në një çështje të ngritur nga aplikacionet për takime.
Zbatuesi i konkurrencës i BE-së tha se shtoi një shumë shtesë prej 1.8 miliardë euro në shumën bazë si një pengesë për Apple dhe sepse një pjesë e konsiderueshme e dëmit të shkaktuar nga Apple ishte jo monetare.
Sipas vendimit të marrë për një dekadë, Apple abuzoi me pozitën dominuese në treg për shpërndarjen e aplikacioneve të transmetimit të muzikës përmes App Store. Kompania e bëri këtë duke kufizuar zhvilluesit që të informojnë konsumatorët për shërbimet alternative, më të lira muzikore të disponueshme jashtë sistemit të Apple. Dhe kjo është e paligjshme sipas rregullave antitrust të BE-së. Apple kritikoi vendimin e BE-së, duke thënë se do ta kundërshtonte atë në gjykatë.
Me anë të një deklarate të shpërndarë për media, Apple këmbëngul se vendimi u mor pavarësisht dështimit të Komisionit për të zbuluar ndonjë provë të besueshme të dëmtimit të konsumatorit dhe injoron realitetet e një tregu që po lulëzon dhe po rritet me shpejtësi.
Sipas saj avokati kryesor për këtë vendim — dhe përfituesi më i madh — është Spotify, një kompani me bazë në Stokholm, Suedi. Spotify ka aplikacionin më të madh të transmetimit të muzikës në botë dhe është takuar me Komisionin Europian më shumë se 65 herë gjatë këtij hetimi. Gjithashtu shtohet se kompania suedeze nuk i paguan asnjë komision Apple pasi i shet abonimet e saj në faqen e saj të internetit dhe jo në App Store të Apple.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.