Apple i thotë “lamtumirë” Kinës – Zhvendoset në Vietnam prodhimi i Apple Watch dhe MacBook

Vendimi i Apple për të rritur prodhimin e saj jashtë Kinës po merr gjithnjë e më shumë formë. Pasi zhvendosi në muajt e kaluar disa nga linjat e prodhimit në Indi, tashmë gjiganti i Cupertino është në negociata për të prodhuar për herë të parë në Vietnam Apple Uatch dhe MacBook.
Sipas të dhënave të fundit furnizuesit e Apple, kanë nisur prodhimin e provës në pjesën veriore të vendit. Zgjedhja ishte Vietnami pasi vendi aktualisht është qendra më e rëndësishme Apple jashtë Kinës; si dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh të rëndësishme për kompaninë amerikane, mes të cilëve tabletet iPad dhe kufjet AirPods. Meqënëse, sipas ekspertëve të sektorit, AppleUatch është dhe më i sotisfikuar dhe për të përmbledhur përbërës të shumtë në një hapësirë kaq të vogël kërkon teknologji të sotisfikuar, prodhimi do të ishte një avantazh për Vietnamin, i cili po përpiqet të përmirësojë sektorin e tij teknologjik.
Apple, e cila shënoi rritje të shitjeve të iPhone, dhe përfundoi vitin fiskal me të ardhura në rritje, kishte filluar të zhvendoste prodhimin e iPad në Vietnam pasi mbylljet e Shangait të lidhura me pandeminë Covid shkaktuan ndërprerje masive në zinxhirin e furnizimit.
Zhvendosja në Vietnam kishte filluar me AirPods, të cilët u prodhuan në masë që në vitin 2020. Kufjet ishin ndër produktet e para të Apple, montimi i të cilëve u zhvendos nga Kina pas shpërthimit të luftës tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit në kohën e presidencës së Donald Trump. Lëvizja shënoi një ndryshim për Apple, e cila ishte e varur nga Kina për pothuajse të gjitha nevojat e saj prodhuese prej dekadash. Për Vietnamin, pra, zgjedhjet e Apple dhe, në përgjithësi, tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës rezultuan të jenë një avantazh.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.