Më shumë përfitues nga nafta falas – Rritet financimi për fermerët edhe nga Skema Kombëtare

Pavarësisht se fondet për Ministrinë e Bujqësise nga buxheti i shtetit në 3 vitet e ardhshme janë në rënie, numri i fermerët që përfitojnë grante nga Skemat Kombëtare në bujqësi parashikohet që të rritet.
Referuar projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025, planifikohet shtimi i numrit të përfituesëve nga Skemat Kombëtare në bujqësi nga 4800 përfitues në vitin 2022, 5000 përfitues në vitin 2023, 5500 përfitues në vitin 2024 dhe 6000 përfitues në vitin 2025.
Kjo skemë vihet në dispozicion të fermerëve çdo vit, ku përmes masave të ndryshme gjithëpërfshirëse jepet financim kryesisht për fermerët e vegjëlt të cilët e kanë të pamundur të aksesojnë programin IPARD II.
Nga ana tjetër parashikohet që përfitues i këtij programi për periudhën 2022-2024 të jenë 320 agrobiznese. Ndërkohë që një vëmendje e shtuar i kushtohet edhe rritjes së numrit të përfituesve nga Skema e Subvensionit të naftës për bujqesinë nga 17.500 përfitues në vitin 2022 në 18.500 përfitues në vitin 2025.
Kjo skemë aplikohet për vitin e dytë radhazi dhe ka qenë një mekanizëm i rëndësishëm për uljen e kostove të fermerëve në bujqësi, nxitjen për mbjellje si dhe formalizimine tyre, si e vetmja formë për të qenë përftues.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.