Apple rishikon objektivat e Vision Pro – Vendimi u mor pas problemeve në prodhim
Apple po zvogëlon objektivat e prodhimit për Vision Pro, në një moment që prodhuesit po përballen me dizajnin e komplikuar të pajisjes së re.
Apple tani po përgatitet të prodhojë më pak se 400 mijë njësi të kufjeve me vlerë 3.499 dollarë në 2024 – ën. Dy furnizues të komponentëve me bazë në Kinë thanë se Apple po kërkonte pjesë të mjaftueshme vetëm për 130 mijë deri në 150 mijë njësi në vitin e parë, ndërsa planet për një version më të lirë janë shtyrë.
Apple bëri historinë e Wall Street pasi vlera e saj e tregut u rrit mbi 3 trilion dollarë, ndërsa investitorët vazhduan të grumbulloheshin në firmat e mëdha të teknologjisë.
Vision Pro, i prezantuar muajin e kaluar, është lëvizja më e fundit për të mbështetur vrullin e shitjeve dhe për të tentuar nxitjen e një industrie me realitet të përzier që për vite me radhë ka luftuar për t’u futur në garë. Pajisja, e cila i ngjan syzeve të skive të teknologjisë së lartë, do të ketë sistemin e vet operativ, visionOS dhe një App Store të dedikuar. Është planifikuar të mbërrijë në fillim të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ndjekur nga rajone të tjera më vonë.
Por parashikimet e reja janë ulur ndjeshëm nga një objektiv i mëparshëm i shitjeve të brendshme prej 1 milion njësive në 12 muajt e parë.
Një pengesë e madhe është krijimi i ekraneve të brendshme me rezolucion të lartë, duke i projektuar sytë e përdoruesit drejt botës së jashtme. Apple po punon gjithashtu për një version më të përballueshëm të kufjeve me prodhuesit koreanë të ekranit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.