BE synon reduktimin e mbetjeve ushqimore – Objektiv, trajtimi i 10% të produkteve që hidhen
Vendeve të Bashkimit Europian do t’u kërkohet të minimizojnë mbetjet ushqimore këtë dekadë sipas projektplaneve që synojnë të trajtojnë 10% të ushqimit në Europë që hidhet.
Rreth 131 kilogramë ushqim humbet çdo vit për çdo banor europian, duke u kushtuar para’ konsumatorëve, emetuar dioksid karboni të tepërt dhe harxhuar energjinë, karburantin dhe ujin e përdorur në prodhimin e ushqimit.
Një projektligj, që do të propozohet nga Komisioni Europian më 5 korrik, do të vendoste një objektiv të detyrueshëm për çdo vend anëtar për të reduktuar mbetjet e përgjithshme të ushqimit në dyqanet, restorantet dhe familjet me 30% për frymë deri në fund të vitit 2030.
Vendet do të duhet gjithashtu të reduktojnë mbetjet ushqimore në përpunim dhe prodhim me 10% deri në vitin 2030, sipas draftit, i cili mund të ndryshojë përpara se të publikohet.
Vendet anëtare do të duhet të negociojnë ligjin përfundimtar me Parlamentin Europian. Ato gjithashtu do të duhet të hartojnë masa për të shtyrë kompanitë dhe konsumatorët për të arritur qëllimet.
Kjo mund të përfshijë rregulla për të frenuar promovimet e shitjeve që inkurajojnë blerjen e tepërt të ushqimit, stimuj për fermerët dhe dyqanet për të dhuruar prodhime rezervë për kuzhinat e komunitetit dhe përfitime për nxjerrjen e frutave dhe perimeve të dëmtuara në treg.
Brukseli po punon për një sistem më të qartë etiketimi për datat “më e mirë para” dhe “përdorimi deri” për të shmangur që konsumatorët të hedhin ushqime që janë ende të përshtatshme për t’u ngrënë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.