Balfin Group feston 30 vjet sukses. Samir Mane: Burim frymëzimi për të ardhmen
Tre dekada rritje dhe sukses. “Balfin Group” ka festuar 30 vjetorin e krijimit, si kompania që ka treguar se me përkushtim dhe vizion, është e pandalshme, duke dhënë kontribut të rëndësishëm jo vetëm në sektorët kyç të ekonomisë shqiptare, por edhe përtej kufijve. Presidenti i “Balfin Group”, Samir Mane ka ndarë me balfinistët në një festë me përmasa gjigande, eksperiencën në këtë rrugëtim të nisur modestisht 30 vite më parë dhe suksesin e arritur tashmë në 10 shtete të botës.
Presidenti i “Balfin Group” thekoi se një vlerë e shtuar e kompanisë është edhe Fondacioni Mane.
Çelësi i suksesit të “Balfin Group” qëndron tek njerëzit, përkushtimi i tyre dhe vizioni për të krijuar një të ardhme më të mirë në kërkim të horizonteve të reja.
Pjesë integrale e këtij rrugëtimi 30 vjeçar kanë qenë edhe partnerët e “Balfin Group”. Disa prej tyre janë vlerësuar me çmimin e mirënjohjes. E ndërsa për kompaninë, vlerësimi për stafin është thelbësor, është nderuar me çmimin special punonjësi i parë i kompanisë që ende është pjesë e saj që nga dita e themelimit. Balfin Group është themeluar në vitin 1993 në Vjenë të Austrisë dhe ka mbi 5200 të punësuar.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.