Bateria që zgjat 100 vjet! – Tesla prezanton zbulimin që shënon një kthesë për automjetet elektrike
Bateritë e automjeteve elektrike, zëvendësohen brenda shumë pak vitesh dhe shpesh herë kushtojnë shtrenjtë dhe jo të gjithë mund të kenë luksin të përballojnë një kosto të tillë. Vetë automjetet elektrike janë të kushtueshme, nëse shtojmë dhe blerjen e një baterie vetëm pas një viti ose maksimumi 2, fatura në fund do të ishte e kripur.
Por pavarësisht këtyre llogaritjeje Teska ka arritur të prodhojë një bateri që mund të zgjasë deri në 100 vjet. Xhef Dahn është profesor në universitetin Delhausi dhe që nga viti 2016 është partner i kompanisë Tesla. Dhe është pikërisht ai autori i këtij zbulimi. Objektivi i tij ishte të rriste densitetin e energjisë dhe rrjedhimisht jetëgjatësinë e të gjitha baterive litium-jon, duke ulur gjithashtu koston e tyre në mënyrë që të ishin të aksesueshme për të gjithë.
Në fund të punës, profesori shpjegoi se ai kishte kontrastuar qelizat duke u mbështetur në formula kimike të shpikura nga ai. Këto formula janë ato që Tesla përdor aktualisht në makinat Model 3 të prodhuara në Kinë, por që janë importuar edhe në Europë. Formula kimike LFP jep një densitet energjie më të ulët se litium-jon, por është gjithashtu më e lirë dhe më e sigurt. Kjo është arsyeja pse bateritë e reja mund të zgjasin për më shumë se 100 vjet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.