Bie me 3.1 % numri i aksidenteve gjatë tetëmujorit – Gushti shënon rritje me 7.3%
Instat ka publikuar të dhënat e fundit mbi aksidentet rrugore ku sipas raportit ka pasur një rënie me 3.1%
Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat tregojnë se numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa aksidentet rrugore, në 12.2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Gjithsesi, numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5.1 %.
Referuar të dhënave gjatë muajit Gusht 2023 numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gusht 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 7,3 %.
Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 17,9 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel me 10,3 %.
N.Xh / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.