Bilanci i pasojave të sanksioneve ndaj Rusisë – Bie ndjeshëm prodhimi dhe eksporti i automjeteve
Komisioni Europian publikoi një vlerësim fillestar të efekteve të masave të marra nga Brukseli kundër Moskës me qëllim privimin e Kremlinit nga mjetet për të financuar luftën në Ukrainë.
Sipas këtij raporti reduktimi i PBB-së ruse është më shumë se 10%. Gjithashtu ka një rënie prej 90% në prodhimin e automjeteve dhe më shumë se një mijë kompani ndërkombëtare janë larguar nga territori rus. Gjithashtu është konfirmuar dhe një ndalim i eksportit të teknologjive të avancuara europiane, një sektor nga i cili Moska është 45% e varur. Ky është bilanci i parë i sanksioneve të BE-së kundër Moskës që Komisioni Europian ka hartuar përmes një grafiku të publikuar në Tuitter. Më shumë se 5 muaj pas pushtimit rus të Ukrainës – thuhet në shënimin që shoqëron shifrat – masat e marra nga Brukseli po godasin rëndë dhe thellë Rusinë.
Sanksionet e vendosura nga BE-ja, mbrëmjen e 24 shkurtit, ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, dhe të zgjatura e të rinovuara me kalimin e kohës deri në paketën e gjashtë dhe me një të shtatë në përgatitje, po kufizojnë aftësinë e Moskës për të financuar agresioni kundër Kievit, rikonfirmuan nga Brukseli.
Komisioni Europian konfirmoi se në koordinim me 40 vende, BE do të vazhdojë të ushtrojë presion për t’i hequr Kremlinit mjetet për të financuar këtë luftë brutale dhe të pakuptimtë.
Ndërkohë, Këshilli Europian ka vendosur të zgjasë për gjashtë muaj, deri më 31 janar 2023, masat kufizuese për sektorë të veçantë të ekonomisë së Federatës Ruse.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.