Bizneset, autorizim për kalim të lirë në dogana – Gazheli: Statusi OEA, më pak kontrolle dhe prioritet për subjektet e certifikuara
Bizneset shqiptare import-eksport tashmë kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA), nga i cili përfitojnë lehtësi në dogana, më pak kontrolle fizike dhe dokumentacioni, trajtim prioritar si dhe njohje reciproke me vendet e tjera.
Gjatë tryezës së organizuar me përfaqësuese të CEFTA, Validues të programit, GIZ dhe DG Taux, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli u shpreh se deri më tani këtë status e kanë marrë 8 operatorë biznesi.
Sipas Gazhelit, ky status do të ishte i paplotë nëse do të mungonte njohja reciproke me vendet e rajonit.
Në mbyllje të takimit, Grupi i Validimit të CEFTA konkludoi se programi i Doganave Shqiptare për Operatorët Ekonomikë të Autorizuar i ka plotësuar të gjitha standardet e protokollit përkatës.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.