Bizneset që shpëtuan ekonominë amerikane – Transporti ajror, nafta, strehimi dhe gjysëmpërcjellësit
Rritja e shpejtë dhe papunësia e ulët zakonisht nuk mund të shkojnë paralelisht me rënien e inflacionit, por këtë herë SHBA përbën përjashtim. Kjo për shkak se pas pandemisë, inflacioni dhe rritja ekonomike janë nxitur më shumë nga luhatjet në ofertën e mallrave dhe shërbimeve sesa nga kërkesa, pra shpenzimet konsumatore. Sipas ekonomistëve të Goldman Sachs, inflacioni ka rënë më shumë se sa pritej, me gjasë në rreth 3% në fund të 2023. SHBA jo vetëm që shmangu recesionin, por shënoi një rritje mbresëlënëse prej 2.6%.
Por si e arritën amerikanët këtë?
Kompanitë e mëdha rritën prodhimin e tyre, duke çuar në një rikuperim të ofertës. Kjo rezultoi në ngadalësimin e rritjes së çmimeve dhe në shumë raste edhe rënie. Për shkak të pandemisë, bizneset nuk kanë mundur të plotësojnë kërkesën që pasoi, pasi u mungonin pjesët e këmbimit, fuqia punëtore, kapaciteti transportues dhe toka. Kjo ishte arsyeja pse çmimet ishin rritur. Megjithatë, bizneset nuk qëndruan duarkryq dhe kështu rritën prodhimin me të gjitha mjetet e mundshme – ngritjen e kapitalit, riorganizimin e prodhimit dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese.
Linjat ajrore amerikane transportuan 13% më shumë pasagjerë në 10 muajt e parë të 2023 -shit sesa një vit më parë, duke i mbajtur fluturimet 5% më të lira se në 2022-shin. Kjo ishte pjesërisht për shkak se karburanti ishte më i lirë, por dhe për shkak se kapaciteti i brendshëm u rrit më shpejt se numri i pasagjerëve, duke i bërë avionët më pak të mbushur me njerëz. Transportuesit kryesorë punësuan më shumë se 12.000 pilotë si në 2022-shin ashtu edhe në 2023-shin, më shumë se dyfishi i ritmit para pandemisë. Për të përfituar sa më shumë nga pilotët që kishin, disa linja ajrore e zhvendosën kapacitetin në rrugë më të ngarkuara dhe zëvendësuan avionët më të vegjël me më të mëdhenj.
Në fushën e naftës, problemet kishin të bënin me zhvillimet gjeopolitike, pasi pas pushtimit rus të Ukrainës, vendet perëndimore ndërprenë importet e naftës ruse. Prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA ka shënuar një rekord mujor në shtator. Për 10 muajt e parë të vitit 2023, ai ishte mesatarisht 12.9 milionë fuçi në ditë. Kjo ishte rreth gjysmë milioni më shumë sesa kishte parashikuar Administrata e Informacionit të Energjisë për vitin 2023 në janar 2022. Tregu i naftës është global, kështu që konsumatorët amerikanë përfitojnë vetëm në mënyrë indirekte nga prodhimi më i lartë.
Ndërsa normat e interesit ranë në vitin 2020, kërkesa për shtëpi të reja u rrit. Kur izolimi përfundoi në SHBA, shumë të rinj lanë shtëpitë e tyre në grup, duke rritur qiratë dhe çmimet e shtëpive. Ekspertët e industrisë paralajmëruan se furnizimi me shtëpi të reja ishte vite pas. Megjithatë, shumë zhvillues të komplekseve të apartamenteve filluan të ndërtonin shtëpi për të përfituar nga rritja e qirave. Ndërtimi i përgjithshëm i shtëpive në SHBA shënoi një rekord prej 439.000 njësive në 2023-shin, ndërsa 600.000 deri në 650.000 të tjera do të përfundojnë këtë vit.
Mungesa e gjysmëpërçuesve padyshim që ka rritur çmimet e shumë produkteve që përdorin çipa, veçanërisht makinat. Aftësia e industrisë amerikane të çipave për të rritur prodhimin ka ndihmuar në rritjen e ofertës. Në fillim të pandemisë, kompanitë e makinave, duke parashikuar një rënie të zgjatur të shitjeve, anuluan porositë e çipave. Furnizuesit po e rialokojnë atë kapacitet në produkte të tjera, si kompjuterët, të cilët kanë qenë në kërkesë të lartë për shkak të ndërprerjes së telekomunikacionit. Me më pak makina për shitje, çmimet u rritën së bashku me fitimet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.