Biznesi shqiptar zgjeron terren në Gjermani – Në cilat fusha janë fokusuar investitorët shqiptarë?
Shqipëria po shihet si një potencial i mirë investimi nga bizneset e huaja, e kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme e së fundi dhe në energjinë e rinovueshme. Sipas Presidentit të Dhomës Gjermano-Shqiptare të Tregtisë, Artur Pojani klima e Shqipërisë po tërheq investitorët e huaj.
“Shqipëria ofron një mundësi shumë të madhe jo vetëm nga ana ligjore e këtij lloji, por edhe klima. Të gjitha llojet e biznesit gjerman janë të interesuara për energjinë. Në këtë drejtim Shqipëria duhet të vej fokusin te energjia e gjelbër”.
Por nga ana tjetër, biznesi shqiptar nuk po mbetet pas. Në vitet e fundit, në Gjermani investitorët shqiptar po zhvillojnë me ritme të shpejta bizneset e tyre.
“Me kalimin e viteve, fokusi është përqëndruar dhe në promovimin e biznesit shqiptar dhe në Gjermani. Për arsye se biznesi shqiptar në këto vitet e fundit ka ecur shumë….”
Në vitin që lamë pas, sipas Bankës së Shqipërisë investimet e huaja direkte në vendin tonë ishin në shifrat e 1.3 miliardë eurove, prej të cilave mbi 260 milionë euro ishin blerje pasurish.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.