“Blejmë sot, të hamë sot” – Mishi, produkt luksi. Qytetarët konsumojnë ushqimet bazë
“Si rezultat i inflacionit, çmimet e ushqimeve, frutave dhe perimeve vijojnë të jenë të larta. Në një vëzhgim që TV Scan realizoi, shihet qartë dhe vihet re që qytetarët blejnë më pak. Nga ana tjetër, shitësit janë që shprehen pesimistë për punën e tyre.”
“Qytetarët blejnë pak fare, se nuk kanë lekë, nuk kanë të ardhura. Më tepër janë pensionistë. Më tepër i marrin ilaçe se ushqime”.
“Qytetarët blejnë më shumë sallatën, spinaqin, preshin, lakrën, këto që janë të stinës, dhe janë çik më ndryshe. Kurse frutat nuk bëhet fjalë fare, se janë shumë të shtrenjta”.
Por si vijon të përkthehet rritja e çmimeve për qytetarët?
“Ka pasur më lirë po me këto kushte që janë, me këto si ka ardhur koha, këto të shkretët pak fitojnë, nuk fitojnë kushedi se çfarë”.
“Blejmë sot, për të konsumuar sot. Nuk e blejmë për gjithë javën. Ça t’më dali”.
“Ne dy veta jemi, pensionistë. Dihet ai muhabet, konsumojmë më pak, se shkojmë dhe në Gjermani te çuni”.
Jashtë kamerave qyterarët shprehen se mishi dhe nënproduktet e tij mbeten ushqime luksi pasi e kanë të pamundur ta blejnë. Ndërkohë Banka e Shqipërisë ka ndryshuar parshikimet pasi sipas saj pritet që inflacioni të kthehet në objektiv në fundin e këtij vit, dhe jo gjatë mesit siç pretendohej më parë.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.