Britani zbulon “mini buxhetin” – Ministri i Financave publikon masat për përballimin e krizës në vend!
Ministri britanik i financave Kwasi Kwarteng zbuloi të premten një grup të gjerë masash që synojnë uljen e taksave dhe faturave të energjisë për familjet dhe bizneset në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike që do të kërkonte një rritje të madhe të huamarrjes.
Yield-et në Mbretërinë e Bashkuar u rritën më së shumti brenda një dite në më shumë se një dekadë, ndërsa Zyra e Menaxhimit të Borxhit të Mbretërisë së Bashkuar parashtroi plane për emetim shtesë për të financuar shpenzimet e planifikuara, ndërsa paundi arriti në nivelet më të ulëta të 37 viteve kundrejt dollarit.
Aksionet blu-chip të Britanisë ranë edhe më tej në të kuqe, në përputhje me një rënie më të gjerë në tregun e aksioneve.
FTSE 100 u ul për herë të fundit me 1.6% gjatë ditës, duke u tregtuar rreth niveleve më të ulëta prej dy muajsh e gjysmë, por jo të gjithë sektorët u zhytën në të kuqe.
Ndërtuesit britanikë të shtëpive dhe prodhuesit e mallrave shtëpiake arritën nivelet më të larta të sesionit, të nxitur nga perspektiva që konsumatorët të përfitojnë lehtësime tatimore.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.