Tesla po tërheq mbi 1 milion makina nga tregu për probleme teknike!
Tesla po tërheq afro 1.1 milionë makina në SHBA sepse xhamat mund të mbyllen shumë shpejt dhe t’u shtrëngojnë gishtat njerëzve. Dokumentet e prodhuara nga rregullatorët amerikanë tregojnë se dritaret mund të mos reagojnë siç duhet pas zbulimit të një pengese.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada thotë se kjo është një shkelje e standardeve të sigurisë. Tesla thotë se një përditësim i softuerit do ta rregullojë problemin.
Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike ka pasur përplasje të vazhdueshme me rregullatorët federalë të sigurisë, të cilët shefi ekzekutiv Elon Musk i quan “policia argëtuese”.
Tërheqjet e mëparshme kanë qenë për shkak të:
- kamerat e pamjes së pasme
- kyçet e mbulesës
- përkujtues për rripat e sigurimit
- softuer i sistemit të zërit
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, kritikoi përdorimin e termit “tërheqje”, duke postuar në Twitter: “Terminologjia është e vjetruar dhe e pasaktë. Ky është një përditësim i vogël i softueri. Me sa dimë, nuk ka pasur lëndime.”
Tërheqja e fundit mbulon të katër modelet e Tesla-s, konkretisht sedanët Model 3 2017-22 dhe disa SUV të Model Y 2020-21 (automjete sportive), sedanët Model S dhe SUV-të Model X.
Tesla zbuloi problemin me dritaret automatike gjatë testimit të prodhimit në gusht. Pronarët do të njoftohen me letër, nga 15 nëntori.
Dokumentet e kompanisë tregojnë se automjetet e prodhuara pas 13 shtatorit tashmë kanë softuerin e përditësuar të nevojshëm për të zgjidhur problemin.
Tesla tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë pretendimi garancie, përplasjeje, lëndimi ose vdekjeje në lidhje me problemin.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.