Brukseli kërkon shkurtimin e 7.5 miliardë eurove financim të BE-së për Hungarinë!
Komisioni Europian bëri thirrje të dielën për mosdhëien e 7.5 miliardë eurove nga fondet europiane Hungarisë mbi shqetësimet e korrupsionit në vend që vijojnë ende të pazgjidhura.
Komisioneri Johannes Hahn, përgjegjës për Buxhetin dhe Administratën, tha se shifra arrin në 65% të angazhimeve për tre programe operacionale nën politikën e kohezionit dhe rreth një të tretën e fondeve të kohezionit që vendi mori nga buxheti i BE-së.
Fondet e kohezionit të BE-së u jepen vendeve më të varfra europiane për të ndihmuar në promovimin e rritjes dhe punësimit, ndërsa programet operacionale rrethojnë projekte më specifike investimi.
Për Brukselin, rekomandimi i Këshillit për miratimin e kësaj mase ndëshkuese është hapi i radhës në procesin e mekanizmit të sundimit të ligjit që ai shkaktoi kundër Hungarisë në prill.
Mekanizmi, i cili u miratua nga Gjykata Europiane e Drejtësisë vetëm disa javë më parë, pas një sfide nga Budapesti dhe Polonia, i lejon Brukselit të vendosë sanksione financiare ndaj shteteve anëtare “për të mbrojtur buxhetin” nëse ato konsiderohen se kanë shkelur vlerat thelbësore të BE-së.
Njoftimi i së dielës vjen vetëm tre ditë pasi deputetët deklaruan se Hungaria nuk është më një demokraci plotësisht funksionale, por një “regjim hibrid i autokracisë zgjedhore”.
Në rezolutën e tyre, ligjvënësit europianë ia vënë fajin kryeministrit Viktor Orbán për ndryshimin e sundimit të ligjit në vendin e Europës Lindore.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.