“BSH frenoi rritjen e inflacionit në vend” – Sejko: Rritja e normës bazë të interesit, masa e duhur
Rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë, pavarësisht efektit që ka pasur në shtrenjtimin e kredive për qytetarët dhe bizneset, konsiderohet si masa e duhur për të frenuar inflacionin në vend.
Gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko, theksoi se synimi është që të mbahet nën kontroll rritja e çmimeve edhe në vijim.
Inflacioni mesatar gjatë vitit 2022 arriti në 6.7 % , ndërkohë që gjatë vitit 2023 ka regjistruar rënie graduale duke arritur në muajin Maj në nivelin 4.7 %.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.