Bursat, në pritje të fitimeve të korporatave – Kompania holandeze, Philips rritet me rreth 10% të vlerës
Tregjet europiane janë hapur në rënie, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa fokusi i investitorëve pritet të jetë te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur sesionin në rënie të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori i automjeteve dhe naftës e gazit kryeson humbjet, në rënie me 1.1 dhe 0.9% respektivisht. Kompania holandeze e teknologjisë, Philips ka fituar rreth 10% të vlerës në sesionin e sotëm, pas fitimet e saj rezultuan mbi parashikimet e tregjeve.
Edhe Credit Suisse raportoi fitimet e saj për herë të fundit në historinë 167 vjeçare të bankës, pasi u ble nga rivali UBS. Huadhënësi zviceran u përball me largim neto të aseteve prej 61.2 miliardë franga zvicerane, gjatë tremujorit të parë.
Megjithatë, kujdesi i tregjeve është i madh, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës javën e ardhshme, ku shumica e tyre pritet të shtrëngojnë sërish politikën monetare, sepse inflacioni vijon të jetë ende shumë lart objektivit prej 2%.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.