CENSI 2023 gati në qershor – Dhuli: Të dhënat do të kalojnë në procese të rëndësishme statistikore
Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli deklaroi sot se të dhënat e mbledhura nga Censi lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë do të jenë gati në muajin qershor.
Dhuli u shpreh se të dhënat e grumbulluara do të kalojnë në procese të rëndësishme statistikore si pastrimi, përpunimi dhe tabelimi. Kjo, sipas saj, është një praktikë e zakonshme statistikore për të siguruar që informacioni që do të ndahet me publikun është cilësor, i saktë dhe i besueshëm.
“Të dhënat e censit do të jenë gati për publikim në muajin qershor 2024. Këto të dhëna janë pjesë integrale e planit të punës së INSTAT dhe do të reflektojnë informacionin më të fundit statistikor për vendin. Të dhënat që do të publikohen do të përmbajnë informacion të detajuar mbi demografinë, ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, duke ofruar statistika të nevojshme për të gjithë grupet e përdoruesve”, u shpreh Dhuli.
Rezultatet e censit, vuri në dukje ajo, do të ofrojnë një bazë të fortë për planifikimin e politikave publike dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e programeve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.