Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka humbur disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu vijon të dobësohet çdo ditë duke humbur pikë në raport edhe nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 102.1 lekë dhe është shitur me 102.9 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar sërish rënie edhe këtë të mërkurë duke u blerë sot me 104 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik blihet sot me 119 lekë dhe shitet me 120 lekë duke pasur edhe ai një zbritje këtë javë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.