Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 136.5 lekë dhe shitet me 137.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një rritje të kuotës këtë të mërkurë pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 118.5 lekë dhe shitet me 119.6 lekë.
Monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës teksa vijon të blihet me 116.3 lekë dhe të shitet me 117 lekë edhe këtë mëngjes referuar tregut të brendshëm valutor.
Edhe Dollari amerikan shfaqet relativisht i qëndrueshëm teksa blihet sot me 113.5 lekë dhe shitet me 114.5 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.