Nga Jeff Bezos te Bill Gates – Pse miliarderët po financojnë një gjueti masive thesari në Grenlandë?!
![](https://scantv.al/wp-content/uploads/2022/08/greenland-bezos-gates-bloomberg-765x383.jpg)
Disa nga njerëzit më të pasur në botë po financojnë një gjueti masive thesari, të kompletuar me helikopterë dhe transmetues, në bregun perëndimor të Grenlandës. Kriza klimatike po e shkrin Groenlandën me një ritëm të paprecedentë, e cila në një kthesë ironie po krijon një mundësi për investitorët dhe kompanitë e minierave që janë në kërkim të një grumbulli mineralesh kritike të afta për të fuqizuar tranzicionin e energjisë së gjelbër.
Një grup miliarderësh, duke përfshirë Jeff Bezos, Michael Bloomberg dhe Bill Gates, po vënë bast se nën sipërfaqen e kodrave dhe luginave në ishullin Disko të Grenlandës dhe Gadishullin Nuussuaq ka mjaft minerale kritike për të fuqizuar qindra miliona automjete elektrike.
Akulli i zhdukur i Arktikut në tokë dhe në oqean nxjerr në pah një dikotomi unike: Groenlanda është terreni zero për ndikimet e ndryshimeve klimatike, por mund të bëhet gjithashtu terren zero për burimin e metaleve të nevojshme për zgjidhjen e krizës.
Klubi i miliarderëve po mbështet financiarisht Kobold Metals, një kompani e eksplorimit të mineraleve dhe startup me bazë në Kaliforni, thanë përfaqësuesit e kompanisë. Kobold është në partneritet me Bluejay Mining për të gjetur metalet e rralla dhe të çmuara në Grenlandë që janë të nevojshme për të ndërtuar automjete elektrike dhe bateri masive për të ruajtur energjinë e rinovueshme.
Tridhjetë gjeologë, gjeofizikanë, kuzhinierë, pilotë dhe mekanikë janë vendosur në vendin ku Kobold dhe Blujay po kërkojnë për thesarin e varrosur.
Ekuipazhet po marrin mostra dheu, duke fluturuar drone dhe helikopterë me transmetues për të matur fushën elektromagnetike të nëntokës dhe për të hartuar shtresat e shkëmbinjve poshtë. Ata po përdorin inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat për të përcaktuar saktësisht se ku duhet të shpohen që në verën e ardhshme.
Ndryshimet klimatike po i bëjnë periudhat pa akull në det më të gjata, ekipet janë në gjendje të transportojnë me pajisje të rënda dhe të dërgojnë më lehtë metalet në tregun global.
Shkrirja e akullit të tokës po ekspozon tokën që ka qenë e varrosur nën akull për shekuj deri në mijëvjeçarë, por tani mund të bëhet një vend potencial për eksplorimin e mineraleve.
Grenlanda mund të jetë një pikë e nxehtë për qymyrin, bakrin, arin, elementët e tokës së rrallë dhe zinkun, sipas Shërbimit Gjeologjik të Danimarkës dhe Grenlandës. Qeveria e Grenlandës, sipas agjencisë, ka bërë disa “vlerësime të burimeve në të gjithë tokën pa akull” dhe qeveria “njeh potencialin e vendit për të diversifikuar ekonominë kombëtare përmes nxjerrjes së mineraleve”.
Qëndrimi pro minierave nuk është pa marrë parasysh mjedisin, i cili është thelbësor për kulturën dhe jetesën e Groenlandës. Këto minerale kritike do të “sigurojnë një pjesë të zgjidhjes për të përballuar këto sfida” që paraqet kriza klimatike. Ndërkohë, akulli i zhdukur i Grenlandës që po e shtyn nivelin e detit më lart është një shqetësim i madh për shkencëtarët që studiojnë Arktikun.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.