Çfarë po e luhat kursin e këmbimit? – Xhepa: Ka ndryshuar struktura në bilancin e pagesave
Në mbyllje të vitit, kursi i këmbimit në vendin tonë vijon të ketë luhatje të vazhdueshme, ku sërish leku mbetet në “superfuqi” në raport me monedhën europiane.
Në një intervistë për SCAN, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, sqaron se cilat janë arsyet e këtij trendi.
Por cilat janë ndërhyrjet që mund të bëhen dhe për normalizimin e kësaj situate dhe sa ka në dorë qeveria?
Zhvlerësimi i monedhës europiane ka sjellë pasoja në rënien e eksporteve dhe së fundmi eksportuesit kanë ngritur sërish shqetësimin se po humbasin terren tek partnerët kryesor si Italia, Gjermania dhe Spanja si dhe po detyrohen të shkurtojnë mesatarisht 50 punonjës në ditë. Për këtë arsye kërkojnë marrjen e masave frenuese.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.