Cili është faktori i ri që po fuqizon Lekun? – Meka: Qeveria po fiton masivisht nga kursi i këmbimit
Pavarësisht se fluksi i turistëve nuk është më në nivelet e sezonit veror, sërish kursi i këmbimit vijon të ndjekë të njëjtin trend, atë të fuqizimit të monedhës kombëtare.
Në një intervistë për SCAN TV, eksperti i financave dhe ekonomisë, Elvin Meka, thekson se niveli i lartë i suficitit buxhetor, i cili nuk po shpenzohet, tashmë është kthyer në faktorin kryesor që po godet Euron.
Sipas tij, qeveria po përfiton ndjeshëm në këtë situatë, ndërsa pasojat bien mbi disa sektorë të ekonomisë.
Niveli i suficitit për periudhën 10-mujore të vitit 2023, rezultoi në rreth 48 miliardë lekë.
Nga ana tjetër deri Tetor 2023, janë ende 10 miliardë lekë të pashpenzuara nga zëri i shpenzimeve kapitale.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.