Çmimi i grurit, më i lirë se para luftës në Ukrainë – Ulja e çmimeve, menjëherë pas zhbllokimit të anijeve me drithra ukrainase

Cmimi i grurit është më i ulët sot në krahasim me periudhën para shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky ëhstë impakti i menjëhershëm dhe konkret i zhbllokimit të porteve në Detin e ZI.
Orët e fundit është nisur dhe anija e rradhës me ushqime nga Odessa, pas muajsh bllokimi. FAO që monitoron cmimet e produkteve ushqimore, konfirmoi se në muajin korrik është shënuar një ulje e lehtë e cmimeve në nivel global. Në fakt duket të jetë larguar dhe shqetësimi i OKB-së për mungesë të prodhimeve ushqimore në shumë zona të planetit.
FAO, organizata botërore për ushqimin dhe agrokulturën jep një sinjal shprese. Raporti që mat indeksin e cmimeve të prodhimeve ushqimore shënoi një rënie prej 8.6% në muajin korrik, një nga përqindjet më të larta të muajve të fundit. Por gjithësesi indeksi mbetet më i lartë se ai i muajit korrik të një viti më parë.
Mes muajit shkurt dhe mars u regjistrua një rritje e fortë e cmimeve që mbetën të tilla deri në muajin maj. Por në dy muajt e fundit kanë shënuar ulje. Cmimet e grurit në botë janë ulur me 14.5% në muajin korrik, pjesërisht si pasojë e marrëveshjes së arritur mes Ukrainës dhe federatës ruse për zhbllokimin e porteve kryesore në Detin e Zi.
Po falë kësaj marrëveshjeje dhe cmimi i misrit në botë u ul me 10.7%. Por dhe rritja e prodhimit në Argjentinë e Brazil këtë vit, ka ndikuar në lehtësimin e presionit mbi cmimet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.