Denaj takim me ambasadorin Zalba: Spanja mbështet integrimit në BE për bujqësinë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, priti në një takim pune ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Álvaro Renedo Zalba.
Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për mbështetjen që Spanja i jep Shqipërisë për të avancuar me kapitujt e integrimit në BE, për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarinë, Mbrojtjen e Bimëve dhe Peshkimin.
“Të përfitojmë nga eksperienca e Spanjës në këtë drejtim, për të përshpejtuar përthithjen e legjislacionit në këto fusha nga fermerët dhe agropërpunuesit”, u shpreh ministrja Denaj.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.