Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm për bujqësinë!
Kontributi i donatorëve të huaj në sektorin e bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me donatorët e huaj ku shprehu dhe rëndësinë e tyre të veçantë për këtë sektor në vendin tonë, ku pjesëmarrës ishin Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të Delegacionit, përfaqësues të Ambasadës gjermane, dhe partnerë të tjerë në Shtëpinë e Europës.
Denaj u shpreh, “se jemi dakordësuar për intensifikimin dhe koordinimin për të adresuar nevojat e sektorit bujqësor të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me partnerët europianë.”
Ajo theksoi se, “kjo marrëdhënie e ngushtë do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë projekteve për avancimin e bujqësisë shqiptare në procesin e integrimit në BE dhe plotësimin e nevojave për të rritur investimet në infrastrukturë, siguri ushqimore, si dhe për të mbështetur aksesin e fermerëve të vegjël në financë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare”.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.