Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore – Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.1 lekë dhe duke u shitur me 94.1 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane duket se nuk ka pasur luhatje të vlerës edhe sot duke u blerë me 100.3 lekë dhe duke u shitur me 100.9 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të kuotës këtë të premte pasi është blerë sot me 102.3 lekë dhe është shitur me 103.2 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik duket se ka rikuperuar disi pikë teksa blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.