Dobësohen sërish Euro dhe Franga ndërsa Dollari dhe Paundi vijojnë ‘ngjitjen’!
Dollari amerikan ka vijuar sërish edhe sot të regjistrojë rritje në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 102.1 lekë dhe është shitur me 103.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq monedha europiane ka pësuar zbritje edhe ditën e sotme pasi krahasuar me është blerë mëngjesin e sotëm me 109 lekë dhe është shitur me 110 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë të enjte pasi ën raport me ditën e mërkurë është blerë sot me 111.5 lekë dhe është shitur me 112.8 lekë.
Paundi britanik sakaq ka regjistruar rritje të vlerës ditën e sotme pasi ën raport me dje është blerë sot me 126.2 lekë dhe është shitur me 127.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.