Dobësohet Dollari dhe Franga ndërsa Euro dhe Paundi nuk luhaten!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke dobësuar pak në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 96 lekë dhe është shitur me 95.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka lëvizur nga vlerat e saja të ditës së djeshme teksa vijon edhe sot të blihet me 103.4 lekë dhe të shitet me 104.1 lekë.
Franga zvicerane sakaq ka regjistruar rënie këtë të martë teksa është blerë sot me 108.2 lekë dhe është shitur me 109.5 lekë krahasuar me ditën e hënë.
Paundi britanik ndërkaq nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 120.5 lekë dhe duke u shitur me 121.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.