Dollari drejt 100 lekëve – Rritje e fortë edhe për valutat e tjera!
Dollari amerikan po rikuperon ndjeshëm gjatë kësaj jave pas rënies së vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj periudhe verore duke u blerë këtë mëngjes me 98.8 lekë dhe duke u shitur me 100.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane po fton pikë konsiderueshëm teksa është blerë këtë të enjte me 107.5 lekë dhe është shitur me 109 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane gjithashtu është forcuar dhe ka shënuar rritje të kuotës këtë të enjte pasi blihet sot me 11.7 lekë dhe shitet me 113.7 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik blihet sot me 124.8 lekë dhe shitet me 126.7 lekë duke regjistruar edhe ai një rritje të fortë të kuotës në raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.