Eksporti i vajit të ullirit drejt Italisë – Denaj: Rreth 5200 ton kanë shkuar në 8 muaj krahasuar me 60 litra një vit më parë

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka bërë me dije se Shqipëria ka eksportuar rreth 5200 ton ose 50 herë më shumë vajit ullirit vetëm në 8 muaj të këtij viti drejt Italisë, nga 60 litra një vit më parë.
Denaj theksoi se kjo është shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer mes bizneseve në sektorin e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ajo falënderoi për mbështetjen në këtë rezultat homologun italian ministrin Francesco Lollobrigida dhe u shpreh besimplotë se, platforma e diskutuar e bashkëpunimit do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit agroushqimor dhe peshkimit për të rritur cilësinë, ekonominë e shkallës dhe hapur mundësi për tregje të reja.
Ministrja Denaj ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, dhe ku bënin pjesë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në takimin e Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali drejtuar nga zv. Kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, ku u diskutuan mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në sektorët e Energjisë, Transportit, Bujqësisë, për të zhvilluar më tej potencialet ekonomike.
“Kryeministrja, Giorgia Meloni konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, që nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të lartë bashkëpunimi se aktualisht”, njoftoi Denaj.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.