Europa Postuar më 7 Korrik 2026, 10:49

183.7 miliardë euro për mbrojtjen deri në 2030-ën - Gjermania, rrit me 1/3 hpenzimet krahasuar me vitin aktual

Nga Alida Lula

183.7 miliardë euro për mbrojtjen deri në 2030-ën -

Gjermania po përgatitet për një rritje historike të shpenzimeve ushtarake. Sipas projektbuxhetit të miratuar nga kabineti federal, në vitin 2027 për mbrojtjen do të ndahen 109.7 miliardë euro, rreth një e treta më shumë krahasuar me fondet e planifikuara për këtë vit.

Në total, buxheti për vitin 2027 arrin në 555.4 miliardë euro, nga 524.5 miliardë euro që është këtë vit. Sipas mediave vendase, pjesa më e madhe e fondeve shtesë do të përdoret për modernizimin e forcave të armatosura dhe për blerje të reja ushtarake.

Qeveria gjermane argumenton se kjo rritje është e nevojshme për të përmbushur angazhimet ndaj NATO-s dhe për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë reduktimin e pranisë së tyre ushtarake në Evropë.

Sipas planit, shpenzimet për mbrojtjen do të vazhdojnë të rriten edhe në vitet në vijim, duke arritur në 183.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

Projektbuxheti, parashikon gjithashtu 11.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit 2027. Në vitet pasuese, kjo mbështetje pritet të ulet në 8.5 miliardë euro në vit.

Për të përballuar këto shpenzime, qeveria e koalicionit e kancelarit Friedrich Merz planifikon të marrë hua të reja në vlerën e 118.7 miliardë eurove vetëm për buxhetin bazë federal të vitit të ardhshëm.

Projektbuxheti duhet të kalojë tashmë edhe miratimin në parlament, përpara se të hyjë në fuqi.

 

 

 


Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat