Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2026, 15:03

A do të kemi çmime më të ulëta këtë verë? - BSH: Konsumatorët dhe të gjithë sektorët e ekonomisë presin rënie

Nga Ledina Elezi

A do të kemi çmime më të ulëta këtë

Bizneset në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit kanë pasur besim të ulët në ekonomi gjatë muajit qershor. Kjo ka ndikuar në rënien me 0.6 pikë të treguesit të ndjesisë ekonomike. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, konsumatorët, tregtia dhe industria e shohin më me optimizëm gjendjen e ekonomisë shqiptare.

Duket se sezoni veror, i cili sjell fluksin më të madh të turistëve dhe fitimet më të larta sidomos për hotelet, baret, restorantet në zonat bregdetare, nuk ka nisur me shumë optimizëm, pasi këto biznese dhe të tjera të sektorit të shërbimeve, nuk janë të kënaqur me ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe nivelin e kërkesës.

Edhe ndërtimi ka pasur të njëjtën qasje. Treguesi i besimit në ndërtim u ul me 0.8 pikë përqindje në qershor. Kjo erdhi si rrjedhojë e numrit më të vogël të kontratave porositëse, ndërsa aktiviteti aktual ndërtues mbeti në të njëjtat nivele. Çmimet në këtë sektor pritet gjithashtu të bien në vijim.

Nga ana tjetër, duket se situata financiare dhe blerjet në shuma të mëdha janë përmirësuar për konsumatorët. Besimi në ekonomi u rrit me 0.6 pikë përqindje, ndërsa vijojnë të kenë të njëjtin mendim si më parë për sa i përket situatës ekonomike të vendit në të ardhmen. Edhe për sa i takon çmimeve, ata presin ulje të tyre.

Industria është optimiste për ecurinë e porosive aktuale, si dhe ato të eksporteve. Megjithatë, nuk është e kënaqur me prodhimin industrial. Bizneset e këtij sektori parashikojnë rritje të punësimit.

Të dhënat tregojnë se të gjithë sektorët e ekonomisë presin rënie të çmimeve gjatë muajve të verës.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat