Bashkitë trefishojnë të ardhurat nga taksat - Arkëtojnë 238 milionë euro në 5 muaj, tejkalohet plani mbi 100 %

61 bashkitë në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm performancën në mbledhjen e të ardhurave gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, pushteti vendor ka mbledhur afro 28,5 miliardë leke apo rreth 290 milionë euro vetëm në 5 muajt e parë të vitit.
Në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë të ardhurat e pushtetit lokal për periudhën janar-maj 2026 regjistrohen me rritje prej rreth 165 milionë euro apo 136.7 %.
Të kategorizuar sipas zërave, nga taksat lokale janë mbledhur rreth 23.8 miliardë lekë apo rreth 238 milionë euro, nga 87 milionë euro të mbledhura në janar-maj 2025, duke thuajse u trefishuar në raport me këtë periudhë. Ndërsa në raport me planin, vihet re dyfishim i të ardhurave.
Nga taksa e pasurisë të ardhurat në 5 mujor janë realizuar në nivelin e 46 milionë euro, me një rritje prej 14 milionë euro krahasuar me vjet.
Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall), së bashku këtu dy lloje taksash përfaqësojnë rreth 88% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore.
Rritjen më të madhe në burimet e të ardhurave të veta të pushtetit vendor e ka “taksa e ndikimit në infrastrukturë. Bashkitë me rritjen më të madhe të të ardhurave nga kjo taksë janë Tirana, Vlora , Himara dhe Saranda, të cilat kanë dhe kërkesën më të lartë për ndërtime.
Rritja e fortë e të ardhurave nga kjo taksë reflekton dinamikën e lartë të investimeve në ndërtim, veçanërisht në zonat turistike dhe urbane. Këto të ardhura krijojnë mundësi shtesë për bashkitë në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e investime në infrastrukturën lokale.
Të ardhurat e pushteti vendor, mbeten të varura në masë të madhe nga transfertat buxhetore të shtetit. Ky varësi është një tregues i pafavorshëm për buxhetin lokal, pasi autoritetet vendore shpesh nuk kanë mundësi të krijojnë burime të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e nevojshme lokale. Po ashtu, decentralizimi fiskal si raport i shpërndarjes së të ardhurave ndërmjet dy niveleve të qeverisjes vazhdon të mbetet akoma shumë i ulët.
Mbi 1.25 milionë udhëtarë fluturuan nga TIA në maj/ Wizz Air dhe Ryanair dominuan tregun ajror shqiptar
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka publikuar së fundmi statistikat mbi trafikun ajror gjatë muajit maj, duke treguar një rritje të aktivitetit të......
Mbi 1 milionë të huaj në Shqipëri gjatë majit/ Vizitorët nga jashtë u rritën me 15.9%, kryesojnë ata nga Europa Jugore
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë muajit maj në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar mbi 1.88 milionë hyrje të shtetasve......
Austria kryeson investimet e huaja në Shqipëri - Me 60 milionë euro në fillim të 2026. Lë pas Italinë, Holandën dhe Turqinë
Austria, Italia, Holanda dhe Turqia janë vendet që sollën më shumë investime në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Të dhënat më të fundit nga......
Ndërtimet në zona të mbrojtura ujore, 300 mijë euro gjobë - Udhëzimi/ Shkeljet në sektorin e peshkimit, masat në raport me dëmin
Gjobat në sektorin e peshkimit do të vendosen në raport me dënim e shkaktuar. Sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, i botuar në Fletoren......
Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Dobësohet Dollari amerikan. Paundi britanik fiton pikë
Dollari amerikan pas rritjes së vazhdueshme që regjistroi përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me......
Tregu i fitnesit drejt mbingopjes - Tërpo: Konkurrenca është shumë e lartë
Në çdo zonë të kryeqytetit, palestrat janë bërë pjesë e zakonshme e peizazhit urban. Nga qendrat e mëdha të fitnesit, te studiot e vogla në lagje, ofertat......
Më shumë mjete elektrike, më pak ndotje - DPSHTRR: Janar-Maj, u regjistruan gati 5 mijë njësi
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë pesëmujorit të parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 4.939 mjete......
Investitorët e huaj fokusohen te tregu i pronave - Pasuritë e paluajtshme, financat dhe energjia kryesojnë listën e sektorëve më të financuar
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja edhe në fillim të vitit 2026. Të dhënat më të......



