Ibrahimaj: Bizneset shqiptare do të mbështeten për t’u përgatitur për tregun unik europian

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, një nismë që synon të ndihmojë sipërmarrjet shqiptare të rrisin konkurrueshmërinë dhe të përmbushin standardet e nevojshme për hyrjen në tregun unik europian.
Gjatë aktivitetit me përfaqësues të komunitetit të biznesit, Ibrahimaj theksoi se procesi i integrimit europian shoqërohet me reforma të rëndësishme, ku ekonomia dhe përgatitja e sipërmarrjes shqiptare përbëjnë një nga shtyllat kryesore.
Ajo vuri në dukje se tregu unik europian me rreth 450 milionë konsumatorë ofron mundësi të mëdha, por kërkon gjithashtu standarde të larta konkurrueshmërie. Sipas saj, objektivi i qeverisë është të rrisë përfitimet për bizneset shqiptare nga anëtarësimi në Bashkimin Europian, duke ulur kostot e përshtatjes me kërkesat e tregut.
Ministrja shpjegoi se programi mbështetet në katër shtylla kryesore: vlerësimin e gatishmërisë së bizneseve, informimin dhe ndërgjegjësimin, zhvillimin e aftësive përmes trajnimeve, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë përmes mbështetjes financiare, automatizimit, certifikimeve dhe transformimit dixhital e të gjelbër.
Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria po vijon paralelisht reformat për përmirësimin e klimës së biznesit. Ajo theksoi se gjatë katër viteve të fundit startup-et janë mbështetur me 16.5 milionë euro, ndërsa fondi i garancisë për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është rritur këtë vit në 250 milionë euro, për të lehtësuar aksesin në financim dhe për të forcuar konkurrueshmërinë.
Sipas saj, janë ndërmarrë gjithashtu investime në arsimin profesional, ndërsa janë hartuar strategji të reja për zhvillimin e eksporteve dhe të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Ministrja theksoi se programi synon të arrijë këtë vit rreth 48 mijë ndërmarrje, të krijojë një rrjet ekspertësh dhe një platformë unike dixhitale që do të ofrojë informacion, trajnime dhe programe certifikimi për bizneset.
Ajo njoftoi se duke nisur nga muaji tetor do të zhvillohet një fushatë informimi në terren, gjatë së cilës institucionet do të kontaktojnë drejtpërdrejt sipërmarrjet për t'i orientuar mbi detyrimet, standardet dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit në Bashkimin Europian.
Rama prezanton programin për bizneset: Mbështetje financiare dhe asistencë për integrimin në tregun e BE-së
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se qeveria do të......
Makinat vijnë nga Britania, veshjet shkojnë drejt saj/ Shkëmbimet tregtare mes vendeve vijuan të mbështeten në disa kategori kryesore
Tregtia mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar vijoi të zgjerohet gjatë vitit 2025, me rritje të ndjeshme në disa kategori kryesore produktesh. Të dhënat......
Rregulla të reja për financat e shtetit - Projektligji për kontabilitetin publik ndryshon raportimin financiar të institucioneve
Raportimi financiar i të gjitha institucioneve publike pritet të ndryshojë rrënjësisht. Pasqyrat financiare do të hartohen sipas standardeve ndërkombëtare,......
Resortet dhe strukturat turistike në lupën e Inspektoratit të Punës - Muçaj: Turizmi prioritet, shtohen kontrolle në muajt Korrik dhe Gusht
Sezoni turistik ka vënë në lëvizje edhe strukturat e Inspektoratit Shtetëror të Punës. Me një urdhër të posaçëm, të firmosur nga Kryeinspektori Eljo Muçaj,......
Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën......
Paga minimale rritet në 500 euro, kush përfiton? - Vendimi prek rreth 150 mijë punonjës të sektorit privat
Mijëra punëtorë në Kosovë pritet të përfitojnë nga rritja e pagës minimale në 500 euro bruto në muaj, e cila ka hyrë në fuqi që prej 1 korrikut. Por, mbetet......
Evropa “piqet’’ nga vapa - Temperaturat pritet të bëhen edhe më ekstreme
Temperaturat e larta që kanë goditur Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar janë një tjetër sinjal i qartë i ndikimit të ndryshimeve klimatike. Ekspertët tregojnë......
Vezët “udhëhoqën” rritjen e çmimeve në bujqësi në 2025/ Rritje edhe për frutat, agrumet dhe ullinjtë. Patatet dhe shpendët, më lirë
Çmimet e prodhimeve bujqësore në vend u rritën mesatarisht me 1% gjatë vitit 2025, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, rritja është......



