Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2026, 14:39

Karakaçi inspekton punimet në rrugën e Komanit: Investim strategjik për sektorin energjetik dhe zhvillimin e turizmit në zonë

Nga SCAN TV

Karakaçi inspekton punimet në rrugën e Komanit: Investim

Segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman, me një gjatësi prej afro 31 kilometrash, ju nënshtrua një rikonstruksioni të plotë me qëllim për të garantuar akses më të shpejt, por edhe rritje të parametrave të sigurisë. Për shkak të amortizimit ndër vite, mungesës së mirëmbajtjes dhe problematikave teknike, rikonstruksioni i këtij segmenti u konsiderua një investim prioritar për garantimin e sigurisë së operimit të aseteve energjetike, por që i shërben njëkohësisht edhe komunitetit të zonës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuam punimet e realizuara deri më tani, ku ka përfunduar shtresa e binderit në gjithë gjatësinë e segmentit.

“Punimet konsistonin në zgjerimin e aksit duke përmirësuar edhe sigurinë rrugore. Këtu kemi element mbrojtës të skarpateve ashtu edhe vendosjen e guardreilave që përmirësojnë ndjeshëm sigurinë rrugore. Janë bërë ndërhyrje veçanërisht edhe në disa kthesa të rrezikshme, specifikisht kemi arritur të eliminojmë tre kthesa të rrezikshme, që përbënin pika të zeza që njihen në gjuhën teknike”, sqaroi Kozeli.

Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek rëndësia e këtij investimi si për mirëmbajtjen e kaskadës, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Me ndërhyrjen e parashikuar koha e udhëtimit ulet në afro 40 minuta.

“Është një rrugë e rëndësishme sepse përmbush dy elemente. Së pari bën ndërlidhjen ndërmjet pjesës së segmentit që na lidh nga Vau i Dejës dhe të çon në Pukë për tek hidrocentrali i Komanit, por nga ana tjetër është edhe një segment rrugor që ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm sepse ndërlidh banorët e këtyre zonave. Ka edhe një element turistik të rëndësishëm”, tha Karakaçi.

Rikonstruksioni i kësaj rruge do të garantojë akses më të shpejtë dhe më të sigurt për personelin, mjetet dhe pajisjet teknike drejt HEC Koman dhe objekteve të tjera të Kaskadës së Drinit. Gjithashtu lehtëson aktivitetet e mirëmbajtjes dhe kontribuon në sigurinë dhe vazhdimësinë e operimit të një prej aseteve më të rëndësishme të sistemit energjetik shqiptar. Përfundimi i këtij investimi sjell përfitime të drejtpërdrejta edhe për komunitetin lokal, duke përmirësuar sigurinë në qarkullim.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat