Rritet prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 4-mujorin: Ulen lehtë humbjen në rrjet, arkëtimet në masën 82%

Rreth 4.4 mln mWh energji u prodhuan gjatë 4 - mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar rritje të ndjeshme në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 2.9 mln mWh energji.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga privatët me 54% të energjisë totale, teksa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, përfshirë centralin diellor të Karavastasë që është përfshirë te bilanci publik energjetik gjeneroi 46%.
Te prodhuesit privatë, përveç hidrocentraleve përfshihen edhe centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar është tejet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike. Sipas të dhënave nga ERE, në total impiantet në treg të lirë dhe ata që kanë kontratë me Furnizuesin e Tregut të Lirë prodhuan 165,916 mWh apo rreth 3.8% të totalit të energjisë elektrike të gjeneruar në vend.
Nëse kësaj vlere i shtojmë edhe energjinë e prodhuar nga centrali diellor i Karavstasë, atëhere totali i energjisë diellore në vend shkon në 5.22% e sasisë totale të gjeneruar.
Ndërkaq, konsumi total i energjisë për 4 - mujorin arriti në rreth 3.1 mln mWh energji, duke pësuar një rritje të lehtë në raport me periudhën janar- prill të vitit të kaluar. Paralelisht, niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 4 - mujorin u regjistrua në 16.57%, duke shënuar një përmirësim të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 17%.
Sa i takon nivelit të arkëtimeve për periudhën janar – prill, ky tregues arriti në në 82% të faturave të gjeneruara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Në Shqipëri do të funksionojë “Këshilli Fiskal”
Në vendin tonë pritet të ngrihet dhe të funksionojë “Këshilli Fiskal” me synimin e forcimit të mëtejshëm të kuadrit institucional që mbështet hartimin,......
Si mund të integrohet biznesi në tregun evropian? - Kapitali njerëzor, kyç për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërinë
Rritja e produktivitetit të bizneseve shqiptare, përqendruar në fuqinë punëtore, është kyç për të kapërcyer sa më lehtë integrimin në Bashkimin......
“Tepricë e konsiderueshme nafte në vitin 2027” - Parashikimet e IEA pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit
Tregu i naftës do të kalojë në një tepricë të konsiderueshme furnizimi në vitin 2027, pasi të rikuperohet nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, tha Agjencia......
Projektligji “Për Financimin e Partive Politike” - Komisioni i Venecias e vlerëson pozitivisht dhe sugjeron disa rregullime
Komisioni i Venecias dhe Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetin e së Drejtës (DGI) kanë vlerësuar pozitivisht projektligjin “Për......
Saranda, destinacion me rritje të turistëve - Çipa: Kujdes, mos abuzohet me çmimet dhe imazhin e vendit!
Saranda po përjeton sezon të mbarë, me një rritje të ndjeshme të vizitorëve. Operatorët turistikë raportojnë për 15-25% më shumë vizitorë krahasuar me të......
Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke......
Cilët janë turistët që po zgjedhin Shqipërinë? Nga Italia, te Britania. Vizitat në strukturat akomoduese u rritën 19.7% gjatë Prillit
Turizmi në Shqipëri ka vijuar trendin pozitiv edhe gjatë muajit prill, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Numri i......
Euro “godet” tekstilet, karburantet rrisin importet/ Eksportet u rritën vetëm 2.8%, zgjerohet sërish deficiti tregtar
Eksportet shqiptare vijuan rritjen edhe në muajin maj, por me ritme të moderuara, ndërsa importet u zgjeruan më shpejt, duke thelluar sërish deficitin......



