Të ardhurat nga qiradhënia në 2025 ishin 221 milionë lekë - AAPSK: Fondet po mbështesin drejtësinë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) mori pjesë sot në Simpoziumin Kombëtar “Nga Konfiskimi te Interesi Publik: Sfidat dhe Perspektivat e Administrimit të Aseteve të Konfiskuara”, organizuar në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, institucioneve ligjzbatuese, partnerëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve të fushës.
Në fjalën e mbajtur, përfaqësuesit e AAPSK theksuan se procesi i konfiskimit nuk përfundon me vendimin e gjykatës, por vijon me një fazë po aq të rëndësishme – administrimin e aseteve – për të garantuar ruajtjen e vlerës së tyre, mbrojtjen e interesit publik dhe pamundësimin e rikthimit të produkteve të veprimtarisë kriminale tek autorët e saj.
“AAPSK nuk është thjesht një institucion administrues, por një pjesë integrale e mekanizmit të drejtësisë, që kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave,” theksuan ata.
Duke prezantuar zhvillimet e viteve të fundit, përfaqësuesit u ndalën te transformimi institucional i AAPSK-së përmes modernizimit të procedurave, rritjes së transparencës, forcimit të bashkëpunimit me institucionet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe garantimit të administrimit sa më efikas të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Në këtë kuadër, ata bënë të ditur se të ardhurat nga administrimi i pasurive vijojnë të rriten nga viti në vit. Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive nën administrim arritën në rreth 159 milionë lekë gjatë vitit 2024, ndërsa në vitin 2025 u rritën në 221 milionë lekë, ose rreth 39% më shumë. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve është përdorur për të mbështetur institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, duke dëshmuar se pasuritë e konfiskuara mund të shndërrohen në një burim të rëndësishëm për forcimin e vetë shtetit.
Një tjetër prioritet i evidentuar ishte përdorimi social i aseteve të konfiskuara. Objektivi nuk është vetëm administrimi ekonomik i tyre, por edhe krijimi i vlerës për komunitetet, përmes shndërrimit të këtyre pasurive në qendra komunitare, institucione sociale, hapësira edukimi dhe shërbime publike, në përputhje me praktikat më të mira evropiane.
Në fjalën e mbajtur, përfaqësuesit e AAPSK evidentuan gjithashtu sfidat që shoqërojnë administrimin e pasurive të sekuestruara, si mirëmbajtja e tyre, administrimi i bizneseve në funksion, vlerësimi profesional i aseteve dhe nevoja për ekspertizë të specializuar.
Sipas AAPSK, suksesi i sistemit varet nga bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mes organeve ligjzbatuese, Prokurorisë së Posaçme, gjykatave, Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, institucioneve financiare dhe AAPSK-së, duke veçuar rolin e rëndësishëm të gjyqësorit në garantimin e një administrimi efektiv të pasurive.
Në përmbyllje, përfaqësuesit e AAPSK theksuan se integrimi evropian kërkon jo vetëm harmonizimin e legjislacionit, por edhe ngritjen e kapaciteteve institucionale sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, AAPSK ka zgjeruar bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë dhe institucione homologe në Itali, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kosovë, si edhe me organizata si GIZ, UNODC dhe UNICEF, me synimin për të ndërtuar modele moderne administrimi dhe për të rritur profesionalizmin institucional.
Simpoziumi solli në një panel të përbashkët përfaqësues të sistemit gjyqësor, AAPSK-së, Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), Partners Albania dhe ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët diskutuan sfidat e konfiskimit, administrimit dhe ripërdorimit të aseteve në interes publik, si dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përafrimin me standardet evropiane.
Cilat qarqe kanë punësimin më të lartë? Durrësi kryeson në industri, ndërsa Tirana mbetet qendra e shërbimeve
Struktura e punësimit në Shqipëri gjatë vitit 2025 tregon një ndarje të qartë mes qarqeve sa i përket sektorëve kryesorë të ekonomisë. Të dhënat tregojnë se......
Rivitalizim i vijës bregdetare të Durrësit - FSHZH hap tenderin 833 mln lekë për krijimin e hapësirave rekreative
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për investim në përmirësimin funksional dhe estetik të vijës bregdetare të Durrësit, një projekt që synon......
Bonus-malus shpërblen shoferët, bie primi i sigurimit - AMF: Makinat pa aksidente gjatë vitit 2025 përfituan tarifa më të ulëta
Tregu i produkteve të sigurimit të makinave ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë pesë muajve të parë të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes......
Shtyhen me 10 ditë aplikimet për skemat në bujqësi - Salla: Interesi është rritur ditët e fundit. Bashkëpunim me Kosovën për në tregun e BE
Ndërsa sot ka qenë afati i fundi për aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skemat kombëtare në bujqësi për vitin 2026, Ministri i Bujqësisë, Andi Salla......
Në shtator nis heqja e kabllove ajrore - Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike
Kabllot ajrore, të cilat janë kthyer në shenja identifikuese të qyteteve shqiptare për vite me radhë, do i nënshtrohen ndërhyrjeve për eleminimin e tyre.......
Sasia e peshkut të kapur zbriti me 7.9% gjatë 2025-ës/ Sektori regjistroi një rritje të numrit të subjekteve të licencuara
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave rezulton se, gjatë vitit 2025, sasia e peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore ka pësuar rënie krahasuar......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pasur një javë relativisht të paqëndrueshme duke e nisur atë pozitivisht por duke humbur pikë gradualisht sikurse edhe këtë mëngjes teksa......
Policia forcon kontrollin në plazhe dhe porte turistike - Lamallari: Dronë dhe teknologji për monitorimin e bregdetit
Siguria në plazhe, në pikat kufitare dhe në destinacionet më të frekuentuara turistike do të jetë në fokus të Policisë së Shtetit gjatë sezonit veror 2026.......



