Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2026, 14:12

Turistët, tarifa në spitale e qendra shëndetësore - Dika: I hiqet barra buxhetit të shtetit, sjell përfitime

Nga Diamila Leka

Turistët, tarifa në spitale e qendra shëndetësore - Dika: I

Fluksi i lartë turistik, me të cilin Shqipëria po përballet prej disa vitesh, nuk ka sjellë vetëm më shumë vizitorë, por edhe më tepër kërkesë për shërbime publike, përfshirë kujdesin shëndetësor.

Gjatë sezonit veror, urgjencat, qendrat shëndetësore dhe spitalet përballen edhe me raste të turistëve të huaj që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, nga problemet e lehta deri te ndërhyrjet më të specializuara.

Për këtë arsye, këtë sezon është vendosur një sistem tarifash për shtetasit e huaj që marrin shërbim në institucionet shëndetësore publike. Mjeku Qamil Dika, shpjegon përfitimet e kësaj nisme.

Por si do të jenë tarifat për turistët?

Ndërsa Shqipëria synon të forcojë profilin e saj si destinacion turistik, rritja e numrit të vizitorëve po kërkon edhe rregulla më të qarta për shërbimet publike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat