Analiza Postuar më 10 Korrik 2026, 11:43

Huatë me probleme ‘frenojnë’ rënien/ Raporti u ngjit në 3.77%, por mbetet pranë minimumit të 18 viteve

Nga Scan TV

Huatë me probleme ‘frenojnë’ rënien/ Raporti u ngjit

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin maj, pasi kishte zbritur në nivelin më të ulët të 18 viteve në prill. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, huatë me probleme përbënin 3.77% të totalit të portofolit të kredisë në fund të majit, nga 3.75% një muaj më parë. Megjithatë, treguesi mbetet pranë nivelit më të ulët të regjistruar që nga viti 2008.

Edhe pse në bazë mujore u shënua një rritje e lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë cilësia e portofolit të kredisë është përmirësuar. Në fund të muajit maj 2025, raporti i kredive me probleme ishte 4.12%, ose 0.35 pikë përqindjeje më i lartë se niveli aktual.

Duke marrë si bazë stokun e kredisë për ekonominë në fund të muajit maj, vlera e huave me probleme rezulton rreth 36.9 miliardë lekë. Edhe pse raporti u rrit lehtë krahasuar me prillin, niveli mbetet pranë minimumit të 18 viteve të fundit.

Nga ana tjetër, treguesit e tjerë të shëndetit financiar japin sinjale të përziera. Huatë me probleme neto ndaj kapitalit rregullator u rritën në 6.45% në maj, nga 5.71% në prill, ndërsa raporti i huave me probleme neto ndaj kapitalit të nivelit të parë u ngjit në 7.10%, nga 6.27% një muaj më parë. Kjo tregon se, megjithëse pesha e kredive me probleme mbetet e ulët, ekspozimi neto i bankave ndaj tyre është rritur lehtë.

Ndërkohë, përfitueshmëria e sektorit bankar shënoi përmirësim. Treguesi i kthimit nga kapitali (ROE) u rrit në 12.46%, nga 12.17% në prill, ndërsa kthimi nga aktivet (ROA) u ngjit në 1.50%, nga 1.47% një muaj më parë.

Likuiditeti i sistemit bankar mbetet në nivele të larta, edhe pse ka vijuar të bjerë gradualisht. Aktivet likuide përbënin 29.93% të totalit të aktiveve në fund të majit, kundrejt 30.23% në muajin prill.

Shqipëria 10 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh te vazhdueshme që regjistroi përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur atë në vlera relativisht të qëndrueshme teksa është blerë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat