Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2026, 10:33

2.4 milionë € për bizneset, mbështetje investimeve - Ja kush përfiton dhe çfarë kushtesh ofrohen nga buxheti total 250 mln euro

Nga Alida Lula

2.4 milionë € për bizneset, mbështetje investimeve - Ja

Qeveria vijon mbështetjen për sektorin privat, duke ndarë edhe 2.4 milionë euro të reja për financimin e investimeve të kompanive vendase.

Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut ka transferuar 148.6 milionë denarë, ose rreth 2.4 milionë euro, në Bankën e Zhvillimit për të mbështetur investimet e kompanive vendase.

Me këtë pagesë të fundit, shuma totale e fondeve të vendosura në dispozicion të ekonomisë, ka arritur në 14.5 miliardë denarë, që përkthehet në rreth 235.8 milionë euro.

Mbështetja, është pjesë e programit shtetëror për financimin e sektorit privat, i cili parashikon një buxhet të përgjithshëm prej 250 milionë eurosh. Sipas vlerësimeve të institucioneve, këto mjete pritet të gjenerojnë investime që arrijnë vlerën e rreth 300 milionë eurove.

Fondet janë të destinuara për kompanitë që planifikojnë investime të reja, zgjerim të kapaciteteve prodhuese dhe zhvillim të mëtejshëm të aktivitetit të tyre.

Financimi do të realizohet përmes bankave komerciale, të cilat do të ofrojnë kredi me kushte të favorshme. Kompanitë, do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me normë fikse interesi prej 1.95 për qind në vit, afat shlyerjeje deri në 15 vjet, dhe afat mospagimi deri në tre vjet.

Ministria e Financave vlerëson se kjo mbështetje synon të nxisë investimet private, të krijojë mundësi të reja për bizneset vendase, si  dhe të japë një shtysë të mëtejshme për rritjen ekonomike të vendit.


Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat