SHBA do vazhdojë bisedimet teknike me Iranin - Palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e Memorandumit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen në “bisedime teknike” me Iranin dhe mbeten të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje mbi konfliktin, pavarësisht se të dy vendet kanë ndërmarrë sulme ajrore ditët e fundit. Presidenti Donald Trump e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij dhe i kishte karakterizuar sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare si “akte terrorizmi”, sipas një zyrtari amerikan.
Komentet vijnë pasi, në samitin e NATO-s në Ankara, Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin kishte marrë fund. Memorandumi i mirëkuptimit midis dy vendeve bazohet në performancë dhe veprimet e Iranit përbëjnë një “performancë të dështuar në një nivel të papranueshëm”, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se bisedimet me Teheranin do të vazhdojnë.
Armëpushimi i nënshkruar muajin e kaluar është vënë nën rrezik serioz ditët e fundit, me forcat amerikane dhe iraniane që kanë kryer sulme të ndërsjellta. “Nuk dua të merrem më me Iranin”, tha Trump në samitin e NATO-s. Megjithatë, në kthim nga samiti, presidenti amerikan deklaroi se Irani dëshironte një marrëveshje të gjerë, për të ndaluar armiqësitë në rritje në Lindjen e Mesme.
Zyrtarët iranianë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se nuk e kanë respektuar Memorandumin e Mirëkuptimit, duke përmendur shkeljet në Ngushticën e Hormuzit, kërcënimet e vazhdueshme për sulme dhe rivendosjen e sanksioneve të naftës. Ushtria amerikane kreu sulme të reja kundër Iranit, në hakmarrje për sulmin ndaj tre anijeve tregtare që kalonin Ngushticën e Hormuzit. Si reagim ndaj këtyre lajmeve, çmimet e naftës shënuan një rënie të lehtë të premten, me naftën Brent për shtatorin, që tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi.
2.4 milionë € për bizneset, mbështetje investimeve - Ja kush përfiton dhe çfarë kushtesh ofrohen nga buxheti total 250 mln euro
Qeveria vijon mbështetjen për sektorin privat, duke ndarë edhe 2.4 milionë euro të reja për financimin e investimeve të kompanive vendase. Ministria e......
Karburantet me rregulla të reja pas 20 vitesh - Vetëm ato që plotësojnë standardet, do të lejohen në treg
Pas gati dy dekadash, Maqedonia e Veriut po ndërmerr rregulla të reja për cilësinë e karburanteve të lëngshme. Qeveria ka miratuar Rregullore të re për......
Apollo, ofertë $7.7 mld për të blerë EasyJet - Tejkalon ofertën e grupit amerikan të kreditimit, Castlelake
Apollo Global Management ka arritur një marrëveshje për të blerë kompaninë EasyJet, në një marrëveshje prej 5.7 miliardë paund, apo 7.7 miliardë dollarë,......
Ligji i Faljes, Tatimet: Deri tani janë fshirë 313 milionë euro detyrime për 121,630 tatimpagues
Drejtoria e Tatimeve, me një njoftim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se “po vijon procesi i fshirjes automatike të detyrimeve tatimore për tatimpaguesit......
Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale review negative, për të dëmtuar reputacionin e bizneseve të turizmit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita doli sot para gazetarëve në një konferencë për shtyp, në kuadër të angazhimit për komunikim të......
Rama pritet nga Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara
Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Kryeministri......
“World Cup” kryeson kërkimet në Google në Shqipëri/ Kampionati Botëror mban shqiptarët të “mbërthyer” pas ekraneve
Interesi i shqiptarëve në Google gjatë muajit të fundit është dominuar nga Kampionati Botëror i Futbollit. Sipas të dhënave të Google Trends, termi “world......
Bujqësia mban peshën kryesore të punësimit në Shqipëri/ Shërbimet renditen të dytat, ndërsa ndërtimi dhe prodhimi zënë një pjesë më të vogël
Bujqësia vijon të mbajë peshën më të madhe në tregun e punës në Shqipëri. Sipas të dhënave për vitin 2025, 33.8% e personave të punësuar mbi moshën 15 vjeç......



