Analiza Postuar më 6 Korrik 2026, 12:31

Makinat vijnë nga Britania, veshjet shkojnë drejt saj/ Shkëmbimet tregtare mes vendeve vijuan të mbështeten në disa kategori kryesore

Nga Eldiona Serani

Makinat vijnë nga Britania, veshjet shkojnë drejt saj/ Shkëmbimet

Tregtia mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar vijoi të zgjerohet gjatë vitit 2025, me rritje të ndjeshme në disa kategori kryesore produktesh. Të dhënat për katër tremujorët e vitit tw kaluar, tregojnë se makinat, pajisjet industriale dhe produktet farmaceutike dominuan eksportet britanike drejt Shqipërisë, ndërsa nga Shqipëria drejt Britanisë kryesuan veshjet, pijet dhe produktet bujqësore.

Sipas statistikave, produkti më i eksportuar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë ishin makinat, me një vlerë prej 4.6 milionë paundësh. Në vend të dytë u renditën makineritë e specializuara për industri, me 2.5 milionë paundë, duke shënuar një rritje të fortë prej 50.6% krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu, eksportet e produkteve të ndryshme ushqimore, të pijeve dhe duhanit arritën secila në rreth 2 milionë paundë. Ndërkohë, produktet medicinale dhe farmaceutike regjistruan një nga rritjet më të larta vjetore, me 58.8%, duke arritur vlerën e 1.9 milionë paundëve.

Në kahun tjetër të tregtisë, Shqipëria eksportoi më së shumti veshje drejt Mbretërisë së Bashkuar, me një vlerë prej 1.8 milionë paundësh, 6% më shumë se një vit më parë. Pijet dhe duhani u renditën të dytat me 1.5 milionë paundë, ndërsa eksportet e perimeve dhe frutave arritën në 1.2 milionë paundë.

Një rritje e konsiderueshme u vu re edhe te produktet minerale të përpunuara, eksportet e të cilave u rritën me 63%, duke arritur në 880 mijë paundë. Ndërkohë, eksportet e drithërave drejt tregut britanik shënuan një rritje më modeste prej 5.1%, me vlerë 830 mijë paundë.

Shifrat tregojnë se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve mbeten të përqendruara në sektorë të ndryshëm ekonomikë, ku Shqipëria vazhdon të mbështetet te eksportet e tekstileve dhe produkteve bujqësore, ndërsa importon kryesisht automjete, makineri dhe produkte me vlerë të lartë teknologjike.

Makinat vijnë nga Britania, veshjet shkojnë drejt saj/ Shkëmbimet

Shqipëria 6 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat