“Fluturojnë” çmimet e bukës, vajit, bulmetit, transportit – Inflacioni, rritje rekord në korrik. Produktet e shportës më të prekurat, pasojnë serviset e makinave

Çmimet e transportit në sezonin turistik kanë pësuar goditjen kryesore nga inflacioni, duke shënuar një rritje totale prej 19.7%, ndërkohë që produktet e shportës vijojnë të shënojnë rritje shqetësuese, veccanërisht varjrat për gatim.
Sipas të dhënave të sapopublikuara nga INSTAT, grupi vajra dhe yndyrna ka shënuar një rritje vjetore prej 30.6%, e ndjekur nga Buka e Drithërat me rritje 20%. Grupi Qumësht, djathë dhe vezë është një tjetër që ka shënuar rritje të fortë, në masën 18.2%, i ndjekur nga Grupi Sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira, me rritje prej 15.4%. perimet kanë shënuar gjithashtu një rritje të fortë çmimesh prej 9.5%, ndërkohë që diçka më e moderuar ka qenë cçmimi i rritjes së frutave, në masën 5.5%.
Çmimet e produkteve të peshkut kanë shënuar gjithashtu një rritje të fortë në masën 11.4%, ndërsa produktet e mishit janë rritur me 9.1%. Në total, Grupi Ushqime dhe pije joalkolike, ka shënuar një rritje vjetore prej 13.2%.
Rritje rekord, ashtu si indeksi i çmimeve të transportit, që ka kërcyer në vlerën 19.7%. Shkaktari kryesor i kësaj norme inflacioni është rritja e çmimeve të serviseve të makinave, të cilat janë shtuar me 25.5%, ndërkohë që çmimet e biletave janë rritur me 10.8%. Nga ana tjetër, çmimet e mjeteve në përgjithësi kanë rënë me 2.9%.
Rritje më të moderuar kë shënuar grupi Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji. Grupi Lëndë djegëse dhe energji ka shënuar një rritje më të moderuar prej 3.4%. Qiratë në vetvete janë shtrenjtuar me 2.4%, por është shërbimi i pastrimit e i mirëmbajtjes që ka shënuar një rritje prej 10%. Ndërkaq, çmimet e lëndëve djegëse dhe energjisë janë rritur me 4.5%.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.