Forcohen valutat kryesore – Sa këmbehen sot Euro dhe Dollari?
Dollari amerikan shfaqet i qëndrueshëm këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 94.1 lekë dhe duke u shitur me 95.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq e ka nisur ditën pozitivisht në vlera konstante pasi ka rikuperuar pikë gjatë natës duke u blerë sot me 103 lekë dhe duke u shitur me 103.9 lekë nga një ditë më parë.
Franga zvicerane blihet sot me 108.4 lekë dhe shitet me 109.4 lekë teksa ka regjistruar një rritje nga dita e hënë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 119 lekë dhe është shitur me 12 lekë në raport me ditën e djeshme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.