“Formalizimi i turizmit do të rrisë çmimet e hoteleve” – Eksperti: Si mund të gjurmohet një subjekt abuzues?
Ligji i ri i turizmit do të rrisë masën e gjobave ndaj subjekteve apo strukturave akomoduese të cilat abuzojnë por nga ana tjetër do të shtohen masat mbështetëse për të financuar projekte turistike. Sipas drejtorit të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Arben Sinojmerit, ky ligj duhet të zbatohet sa më parë që ky sektor fitimprurës të formalizohet.
Por a pritet një rritje e çmimeve në strukturat akomoduese?
“Ka shumë subjekte, njësi turistike që kanë investuar në mënyrë të plotë gjithçka dhe nuk është normale dhe e drejtë që këta të konkurrohen nga subjekte jo korrekte të cilat abuzojnë dhe spekullojnë falë boshllëqeve dhe indiferencës së organeve të pushtetit vendor apo qëndror në shumë raste,” u shpreh Arben Sinojmeri, Drejtor i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave
Por a pritet një rritje e çmimeve në strukturat akomoduese?
“Shpesh ka edhe disa postulate që 35% do të rriten çmimet, nuk e di ku e mbështesin por një farë rritje të çmimit sigurisht që do të ketë. Do të ketë sepse kjo vjen në funksion edhe të ofertës edhe të kërkesës që ne kemi, ne apo të interesit që shfaqin turistët. Por mendoj që ky çmim duhet të jetë absolutisht i mbështetur dhe i kontrolluar mbi kosto dhe mbi marzhe fitimi reale. Nëse do të jetë thjeshtë çështje dëshirash apo interesash të njërit biznes apo tjetrit, kjo do të sillte një boomerang të madh për turizmin”, tha Sinojmeri.
Por si mund të bëhet gjurmimi i një qytetari i cili shtëpinë e vet e ka dhënë me qira në formën e një strukture akomoduese? Cilat do të jenë hallkat e gjurmimit të tij?
“Unë mendoj një task-forcë e ministrisë e kombinuar shumë mirë edhe me detyrën specifike për pushtetet vendore, ato duhet të kenë njësitë e tyre që mund të arrijmë, jo vetëm të kontrollojmë, por të ndihmojmë, të këshillojmë, dhe t’u bëjmë të qartë që kjo rrugë nuk do të vazhdojë pafund. Ne do të ndalojmë për arsye se unë që kam një shtëpi me qira nuk mund të konkurrojë një biznes i cili paguan taksa, paguan shërbime, paguan sigurime shoqërore”, shtoi Sinojmeri.
Diamila Leka / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.